Denoncimi i Berishës, një ‘Elon Musk’ te zyra e Ballukut: Berberi e...

Denoncimi i Berishës, një ‘Elon Musk’ te zyra e Ballukut: Berberi e rriti pasurinë 600 herë në katër muaj

51
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha Publikoi sot një rast të rritjes së shpejtë të pasurisë në raportet me të cilin e rriti Elon Musk pasurinë e vet me makinat Tesla. Fjala ëshzë plr një këshilltar të ministres Belinda Balluku.

“Vjedhjet e qeverisë vazhdojnë non stop. Këshilltari i Ballukut rriti fitimin e kompanisë së tij 600 herë në 4 muaj”, tha Berisha.

Deklarata:

Legalizimi i parave të krimit është vetëm një aspekt i veprimtarisë së kësaj qeverie. Ndërkohë, vjedhja vazhdon non stop. Vjedhja shënon, jo në rrafshin sasior, por në rrafshin cilësor, një rekord botëror të padëgjuar dhe të paparë. Këshilltari i ministres të ndërtimeve publike më të kushtueshme në Europë dhe në Botë, Belinda Balluku, i tenderave me 99.99%, një Berberi, rezulton se ka rritur fitimin e kompanisë së tij, duke e shitur dhe blerë atë në 4 muaj, 600 herë. Çfarë dëshmon kjo? Kjo dëshmon se në këtë vend për shkak të sistemit korruptiv të instaluar nga Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij, për shkak të funksionimit të kësaj qeverie si një grup apo organizatë e mirëfilltë kriminale, çdo lloj imagjinate, çdo lloj projekti që mund të imagjinohet, mund të shndërrohet në realitet pasi ligjet nuk funksionojnë. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY