Rrihet turisti polak në Ksamil, policia jep detajet

Rrihet turisti polak në Ksamil, policia jep detajet

115
0
Shares

Një turist polak që pushon në Ksamil u rrah mbrëmë në një lokal. Ai u paraqit në spital me dëmtime fizike.

”Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi gjatë natës, ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore, në spital, shtetasi polak M. P., 31 vjeç, i cili dyshohet se është konfliktuar fizikisht me persona të paidentifikuar, në Ksamil, për motive të dobëta. Punohet për identifikimin e personave të përfshirë në konflikt dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia e Sarandës.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë dhe Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY