Meta thërret konferencën e kryetarëve, Parlamenti drejt seancës së jashtëzakonshme

Meta thërret konferencën e kryetarëve, Parlamenti drejt seancës së jashtëzakonshme

41
0
Shares

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka lajmëruar thirrjen e Konferencës së Kryetarëve e cila do të përgadisë seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit për miratimin e disa ligjeve që shoqërojnë Reformën për Drejtësi.

Konferenca do të mblidhet të martën.

“Kryetari i Kuvendit, bazuar në nenin 12, pika 2 e Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë ka thirrur Konferencën e Kryetarëve, ditën e martë ora 18:00. Mbledhja ka për rend dite diskutimin rreth një kalendari për sesion të jashtëzakonshëm për shqyrtimin e disa prej 7 projektligjeve prioritare, pjesë e paketës së reformës në drejtësi”, njofton zyra e Metës.

Mbledhja e Kryetarëve do të pasojë mbedhjen e së hënës, të komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, në të cilën, anëtarët pritet të njihen me propozimet që do të kënë ekspertët e reformës lidhur me vëretjejet e EURALIUS dhe OPDAT mbi opinionet e PD mbi ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY