Goditet një rast i përshtatjes së lokaleve për përdorim droge. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohet penalisht pronari i lokalit dhe 1 shtetas tjetër.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kanë goditur një rast të shpërndarjes së drogave të forta, në doza.
Në rrugën “Prokop Mima”, Tiranë shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin D. S., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit kokainë. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi D. S., pasi siguronte lëndën narkotike të llojit kokainë, e ndante atë më pas dhe e shiste në doza, në rrugën “Prokop Mima”.
Gjithashtu, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit: S. B., 23 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe R. Z., 40 vjeç, për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.
Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit të shtetasit R. Z., të cilin ky shtetas e kishte përshtatur për përdorim droge, nga shërbimet e Policisë, shtetasit A. N. iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë, ndërsa shtetasit S. B. iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/