Pollo citon Dhomën Amerikane: Të gjithë kundër projektit të qeverisë për pastrimin...

Pollo citon Dhomën Amerikane: Të gjithë kundër projektit të qeverisë për pastrimin e parave të mafies

41
0
Shares

Të gjithë janë kundër projektligjit të mafias, konstaton ish ministri Genc Pollo.

Një ditë më parë Dhoma Amerikane r Tregtisë deklaroi se qeveria duhet të tërheqë projekligjin.

”Pas opozitës, shoqërisë civile e Bashkimit Europian edhe Dhoma Amerikane e Tregtisë e konsideron p/ligjin “për amnisti fiskale” jo thjesht si problem por si dëm që qeveria Rama i bën Shqipërisë. Ka mbetur pa u shprehur edhe dikush që zakonisht flet apo hesht kur nuk lipset. Por kjo nuk ka rëndësi.
Është shumë pozitive që ka një front të brendshëm e ndërkombëtar i cili qartazi kundërshton projekt-ligjin e mafies.
Zmbrapsja e kësaj nisme recidiviste është detyrë primare e Partisë Demokratike. Pa harruar të tjera zullume të qeverisë”, shkruan Pollo në rrjetet sociale.

Qeveria këmbëngul në një ligj përmes të cilit të legalizojë pa ndonjë kusht përjashtues por vetëm etik edhe paratë e përfituara përmes krimit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY