Të paaftë dhe të paditur në zyrat e kryeministrisë, ja një vendim...

Të paaftë dhe të paditur në zyrat e kryeministrisë, ja një vendim qeveria për të korrigjuar një vendim qeverie rrumpallë

59
0
Shares

Zyrat e qeverisë të mbushur me patronazhistë dhe të paaftë sa nuk dinë të bëjnë dallimin mes disa përcaktimeve rutinë adninistrative.

Më poshtë shihet se si një rregullore është shkruajtur gabim nga fillimi në fund dhe e tillë është miratuar. Qeveria vë një vendim tjetër për të zëvëndësuar fjalorin e patronazhistëve me atë që duhet.

Më poshtë vendimi:

Me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Kudo në tekstin e rregullores “Për ekspertët e objekteve të pronësisë industriale”, miratuar me vendimin nr.501, datë 29.8.2018, të Këshillit Ministrave, fjalët “të licencohet”, “licencim”, “t’u licencuar”, “licencimit”, “licencën”, “licencë”, “licenca”, “licencës” zëvendësohen, përkatësisht, me fjalët “të certifikohet”, “certifikim”, “t’u certifikuar”, “certifikimit”, “certifikatën”, “certifikatë”, “certifikata”, “certifikatës””.

2. Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale për zbatimin e këtij vendimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY