Qeveria i jep 9000 metra katror bregdet nga prona shtetërore në Palasë,...

Qeveria i jep 9000 metra katror bregdet nga prona shtetërore në Palasë, milionerit shqiptar

118
0
Shares

Kompania Green Cost, pjesë e grupit Balfin Group, që drejtohet nga Zamir Mane ka përfituar sot rreth 9000 metra katror tokë në bregdet nga pasuria shtetërore.

Toka ndodhet në Palasë por vendimi i qeverisë nuk e qartëson me kordinata. Green Cost do të zbatojë një projekt franchise me një kompani me bazë në Varshavë, Poloni të quajtur ‘Accor servises Poland SP ZOO’. Kjo e fundit është themeluar në vitin 2019 ndërkohë që bumin e vet financiar e kishte një vit më vonë në 2020.

Nul është e qartë nëse Green Cost është përfituesja e vetme e pronës shtetërore apo shërben thjesht si ‘sekser’ në biznesin më të fundit të qeverisë me pronat e shtetit. g.c

Vendimi i qeverisë:

Me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e kalimit të pasurive nr.68/121/1, nr.68/137/2 dhe nr.5212/7/1, me sipërfaqe, përkatësisht, 5532 m2, 2649 m2 dhe 593 m2, të ndodhura në Palasë, Himarë, zona kadastrale 1739, nga pronë shtetërore, në pronë private, për shoqërinë “Green Coast”, sh.p.k., në funksion të planit të përgjithshëm vendor, sipas planrilevimit, bashkëlidhur këtij vendimi, me kushtin e realizimit të projektit si dhe të marrëveshjes Franchise, të lidhur midis palëve “Green Coast”, sh.p.k., dhe “ACCOR SERVICES POLAND SP ZOO”.

2. Miratimin e projektkontratës, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si shitës, dhe shoqërisë “Green Coast”, sh.p.k., si blerës, për pasuritë shtetërore nr.68/121/1 me sipërfaqe 5532 m2, nr.68/137/2 me sipërfaqe 2649 m2, dhe nr.5212/7/1, me sipërfaqe 593 m2, të cilat ndodhen në Palasë, Himarë, zona kadastrale 1739, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY