VIDEO/ Vjedhja qeveritare me “Butrintin”, Aleanca nuk lejohet të hyjë në KomisionIn...

VIDEO/ Vjedhja qeveritare me “Butrintin”, Aleanca nuk lejohet të hyjë në KomisionIn e Ekonomisë

58
0
Shares

Përfaqësia e Aleancës për Mbrojtjen e Butrintit nuk është lejuar të jetë pjesë e diskutimeve në Komisionin e Ekonomisë, ku do të shqyrtohej dekreti i Presidentit, për dhënien me konçesion të Butrintit.

Ndonëse si palë e interesuar dhe me një shkresë të protokolluar katër ditë më parë në Kryesinë e Kuvendit, Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi, mësohet t’u ketë komunikuar përfaqësuesve të Aleancës se nuk mund të dëgjohen dhe as nuk mund të hyjnë  në komisionin që ai drejton.

Përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Butrintit në takimin që zhvilluan në zyrën personale të z. Shalsi në Kryesinë e Kuvendit dhe jo në Komision, mësohet  t’u ketë komunikuar se dhënia me konçesion do të kalojë në komision dhe asgjë nuk do të ndryshonte madje do të kalojë në Parlament, si herën e parë, pa marrë parasysh asgjë.

Në videon bashkëngjitur dëgjohet debati i përfaqësuesve të Aleancës me z. Shalsi ku i kërkohet këtij të fundit të hyjnë në Komision. Përgjigja e z. Shalsi ishte se “Nuk është koha më për dëgjesa por për vendimmarrje”.

Përfaqësia e Alenacës për Mbrojtjen e Butrintit, përbëhej nga:
1- Apollon Baçe- Anëtar i Alademisë së Shkencave, arkeolog.
2- Aulon Kalaja- Gazetar dhe aktivist.
3- Sazan Guri- Ekspert mjedisi dhe avokat.
4- Altin Goxhaj- Avokat dhe aktivist.
5- Andi Tepelena- Aktivist.
6- Redon Meksi- Avokat dhe aktivist.
7- Ardit Zeneli- Gazetar dhe aktivst.
8- Kristina Kurti- Avokate.
(Video nga gazetari Ardit Zeneli)
a.b

https://youtube.com/shorts/sW0iFVNzWeQ?feature=share

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY