Berisha zotohet për ruatjen e votave ndërsa komenton protestën surprizë të 7...

Berisha zotohet për ruatjen e votave ndërsa komenton protestën surprizë të 7 korrikut

38
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi këtë mbrëmje në studio e emisionit “Open” të gazetares Eni Vasili, në News24, se nuk njeh zgjedhjet pasi kryeministri Rama ka përdorur gjithë shtetin.

“Me bindjen më të thellë, Ramën e kam armik, për dy arsye, por njëra është më kryesorja, vota. Ka një vendim, i cili përjashton shtetin nga partia në zgjedhje. Nëse kryeministri nuk do të dorëzojë pushtetin, mobilizon gjithë shtetin dhe një parti që nuk ka as 1/5 e këtyre potencialeve e ka të pamundur të fitojë.

Edi Rama e faktoi këtë, por Glover është ajo që deklaroi në zgjedhjet lokale u përdor gjerësisht shteti në zgjedhje, e përdori edhe më shumë në zgjedhjet e fundit, ku përdori patronazhistët, gjakun, krimin në Elbasan, etj. Nuk ja fal kategorikisht zgjedhjet Ramës. Nëse tregon një marrëveshje që ka respektuar Edi Rama, më thuaj. Marrëveshjet kur bëhen mes opozitës dhe pushtetit, barra i bie pushtetit t’i zbatojë, dhe unë ja kam zbatuar marrëveshjen atij me rigorozitetin më të madh. Armik do të thotë ai që të shkelmon votën, që nuk të lejon të votosh. Në mënyrë absolute ai s’do mund të prekë më votën e shqiptarëve. Ta prek ta provojë. Le ta provojë. Kaq i them: Provoje!”, tha Berisha.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha vlerësoi maksimalisht pjesëmarrjen në tubimin përpara Kryeministrisë duke theksuar se nuk i priste aq mbështetës në shesh, dhe për më tepër atë nivel pjesëmarrje nga rinia e vendit.

“S’kishte të bënte në mënyrë absolute me askënd tjetër, përveçse Edi Ramën. mendoj se si protestë ishte pa dyshim jashtë parashikimeve të mia, sepse koha në të cilën e thirra, në kushtet më të vështira që kam thirr ndonjëherë protestë, por koha kushtet duhet t’i pranojë nuk duhet t’i shmangë. Edhe po të vinte gjysma e tyre unë do t’i përulesha me nderim më të madh,. Aty erdhën ndoshta në protestën më të madhe në 30 vite. Unë dy mbaj mend më të mëdha. Mbaj mend të dytën “Nano ik” dhe këtë”, tha Berisha në news 24. m.k

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY