Qeveria, jep me koncesion edhe amfiteatrin romak të Durrësit

Qeveria, jep me koncesion edhe amfiteatrin romak të Durrësit

56
0
Shares

Qeveria ka vendosur të japë me koncesion edhe zonën arkeologjike të Durrësit ndër më të rëndësishmit është Amfireatri romak.

Gazeta Panorama ka publikuar sot një projekt vendim të qeverisë përmes të cilit përcaktohet edhe forma e ndërhyrjes në këtë zonë arkeologjike.

“Qeveria ka vendosur të vërë dorë në këtë mjedis, duke menduar deri edhe për eventet në Amfiteatrin Romak dhe në një shkallë më të vogël në Forumin Bizantin, ku mund të kontraktohet një kompani eventesh”, shkruan Panorama.

Në draftin e qeverisë për dhënien me koncesion të zonave arkeologjike të Durrësit janë specifikuar ndryshimet që do të bëhen brenda Amfiteatrit, Banjat Romake, Forumi Bizantin, ndërtimi i një ose dy kullave, eventet muzikore, ndryshimi i Itinerareve Urbane, ndërtimi i një ose dy kullave, kafenetë, bujtinat dhe deri te hotelet e luksit, shkruan gazeta e përditshme. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY