Nard Ndoka: Protesta e 7 korrikut ktheu shpresën, plani nën tavolinë i...

Nard Ndoka: Protesta e 7 korrikut ktheu shpresën, plani nën tavolinë i Berishës për zhvillimet në PD

50
0
Shares

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, tha se Sali Berisha krijoi frymë me protestën e 7 korrikut ndërsa theksoi se deputetët që s’hipin në trenin opozitar mbeten jashtë.

“Protesta ishte një test. Unë isha jo shumë optimist kur u thirr, për kohën e shkurtër, kohën e papërshtatshme, muaj korriku, PD akoma e paorganizuar. Nuk besoja se do kishte një pjesëmarrje të tillë. Kjo tregon që zemërimi i qytetarëve është përtej PD-së. Është rritur besimi te opozita, te kauzat. Ne kemi bërë protesta të mëdha dhe të jashtëzakonshme edhe më përpara, por koha tregoi që këto protesta u sabotuan apo u shitën. Jemi në një situatë ku 7 korriku i dha forcë PD-së. Opozita i ka të gjitha shanset që të marrë përgjegjësi mbi veten, të ndërtojë një alternativë. Besoj se kjo do jetë axhenda e opozitës në përgjithësi. Sali Berisha është makineri politike, kush e kupton hipën në tren, kush nuk e kupton mbetet jashtë. Ose me lokomotivën ose në shina”, deklaroi sot Ndoka gjatë një intrrviste në mcn live.

“Të gjithë kanë pasur dilema, edhe mbi z.Berisha rëndon një non grata. Por çdo njeri duhet ta kuptojë këtë realitet. Unë e di që nëse non grata sot s’është Rama, Nano, Ahmetaj, Beqaj, kjo është tendencë ndaj PD-së. Nëse do ishte gjithë klasa politike, përfshirë edhe mua OK. Unë e mbështes Berishën sepse jam i qartë që Berisha s’është politikani i parë që duhet të shpallur non grata edhe për minimin e demokracisë. Është i vetmi politikan që mund të përballet me këtë hajdut në pushtet. Basha ka bërë pazare me të”, theksoi kreu i socialdemokratëve.

Ndoka u shpreh se nëse Rama nuk jep garanci për zgjedhje me standarde ka edhe revolucion, duke sjellë në vëmendje shembullin e Sri Lankës.

I pyetur nëse e sheh Berishën kryeministër, Ndoka tha për mcn tv se Berishën e shoh kryeministër. Por Berisha nuk do të bëhet kryeministër. Po përpiqet ta rrisë partinë, individë brenda asaj partie. Nuk do të prodhojë një Bashë tjetër. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY