Policia arreston përgjegjësin e punimeve të Megatek, u rrëzuan nga vinçi dy...

Policia arreston përgjegjësin e punimeve të Megatek, u rrëzuan nga vinçi dy fëmijë të punësuar pa sigurim dhe në shkelje të ligjit

101
0
Shares

Dy të mitur që punonin në sektorin e magazinimit dhe në sektorin e paketimit në Megatek janë dëmtuar rëndë ndërsa ranë nga një vinç.

Aktualisht ata ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës, në pavijonin e reminacionit. Emanuel A.  dhe Klajdi D. përkatësisht 16 dhe 17 vjeç pësuan fraktura në trup dhe hemoragji nga kundesi i vonuar mjekësor.

“Dy fëmijët i mbajtën në ambientet e Megatek teksa e panë që situate ishte serioze i dërguan në një prej spitaleve private Hygea”, transmeton Priza.al  mbështetur në burime nga spitali.

Sipas tyre të miturit kanë pasur hemorragji dhe kanë qenë në rrezik për jetën dhe për këtë shkak u dërguan tek spitali Ushtarak i Traumës.

Dy fëmijët janë nën moshë për punë dhe të  pa siguruar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan I. Gj., 45 vjeç, përgjegjës punimesh në Megatek, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi në objektin ku ky shtetas është përgjegjës, kanë rënë nga lartësia ku ishin duke punuar dhe si pasojë janë dëmtuar, dy shtetas të mitur 16 dhe 17 vjeç. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY