Air France rikthehet në Rinas me 2 fluturime në javë

Air France rikthehet në Rinas me 2 fluturime në javë

65
0
Shares

32 vjet pas fluturimit të fundit nga Rinasi kompania franceze Air Francë i është rikthyer fluturimeve drejt Tiranës.

“Është një hap i rëndësishëm sepse diaspora shqiptare përdor vende si Mynihu, tashmë do i shtohet edhe Parisi”, tha Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Zëvendës presidenti i “Air France”, Oltion Çarkaxhija njofton se si fillim do ketë dy fluturime në javë.

“Kjo sepse provohet tregu sesi funksionon dhe pastaj rritet edhe kohëzgjatja edhe frekuenca. Ideja është, nëse ecën mirë programi, për dimrin të jetë të paktën tre herë në javë”, u shpreh Çarkaxhija.

“Air France” u largua nga Shqipëria në 1990 . Pas largimit të Air Francë e vetmja linjë ajrore perëndimore e Shqipërisë mbeti Swissair si dhe linjat ajrore shtetërore jugosllave, rumune dhe hungareze.

Air France ka tentuar edhe herë tjetër fluturimet në Shqipëri por pa sukses. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY