Ajo ka dhjetë dhoma gjumi, një pishinë olimpike dhe zotëron një pamje fantastike në Saint-Jean-Cap-Ferrat, pranë Nisës në Francës. Ajo ka një prej kopshteve më të bukura në Evropë, me 15 mijë bimë dhe rreth 25 sera me bimë të rralla tropikale.
Vila “Les Cedres” aktualisht është në pronësi të Suzanne Marnier-Lapostolle, pjesë e dinastisë së likereve ‘Grand Mariner’, do të ketë një çmim 1 miliard euro. Vila ka qenë pjesë e familjes prej vitit 1924. Aktualisht në vilë janë të punësuar 15 kopshtarë me kohë të plotë. Vila kërkon një blerës dhe kjo shifër nuk është e përballueshme për të gjithë, prandaj për shumë veta kjo mund të mbete një ëndërr e bukur.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/