Pse Kastrati anuloi kontratën e blerjes së tv Euronews

Pse Kastrati anuloi kontratën e blerjes së tv Euronews

191
0
Shares

Kontrata për blerjen e pjeshme të tv Euronews Albania nga grupi Kastrati është anuluar para dy ditësh.

Grupi Kastrati ka hequr dorë nga një kontratë shitje me vlerë 2.37 milionë euro për të blerë 60 për qind të televizionit Euronews Albania dhe i ka kthyer aksionet pronarit të mëparshëm të stacionit, Theodhoro Çami.

Më 6 korrik, palët ranë dakord me pëlqim të përbashkët për të anuluar kontratën e 11 prillit dhe nuk kanë pretendime të mëtejshme ndaj njëra-tjetrës. Euronews Balkans u themelua në vitin 2018 në një kontratë ndërmjet Inter Media Group, i cili ka aktivitete të tjera në media dhe Euronews, me seli në Lion të Francës. Bazuar në këtë, kompania shqiptare përdori emrin, formatin dhe materialet e Euronews për një televizion lajmesh 24-orësh në Shqipëri dhe vende të tjera të Ballkanit me popullsi shqipfolëse. Megjithatë, kompania nuk performoi mirë.

Në fund të vitit 2020 ajo fitoi kontrollin mbi vetëm 4.7 për qind të tregut shqiptar të reklamave, sipas të dhënave të parë nga BIRN. Bilanci i Inter Media tregon se në vitin 2020, i gjithë kapitali fillestar i saj ishte shpenzuar për të mbuluar humbjet e akumuluara ndër vite. Shefqet Kastrati është pronar i shumë kompanive me aktivitete të ndryshme, nga tregtia e karburanteve, turizmi apo ndërtimi, si dhe ka kontrata koncesionare për aeroportin e Rinasit në Shqipëri dhe autostradën Rrëshen-Kalimash. Marrëveshja për revokimin e kontratës së shitjes nuk shpjegon arsyet e zgjidhjes së marrëveshjes së parë. Gjergj Erebara

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY