Një ushtarak shqiptar me gradën major u arrestua në Hollandë ku po kryente një mision të NATO-s dhe më pas u la në hetim të lirë pasi dyshohej se u përfshi një aktivitet kriminal.
Është vënë nën hetim majori Ermal Dinoshi me detyrë specialist stërvitje, raportoi sot top channel.
Policia e Holandës thotë se Dinoshi në bashkëpunim me persona të tjerë ngritën një shtëpi për rritje kanabisi në qytetin Brunsum.
I kontaktuar nga gazetari Top Channel Muhamed Veliu për të dhënë versionin e tij të ngjarjes, Major Dinoshi mohoni kategotikisht përfshirjen e tij në këtë ngjarje.
“Çfarë Çfarë? Absolutist JO, kujdes me privatesinë. Ju lutem kjo që thoni është e pavërtetë. Keni ngatërruar person I nderuar” tha ai.
Ministria e Mbrojtjes pasi u kontaktua nga Top Channel, përmes zëdhënësit Fation Hoxhalli dha këtë reagim.
“Eshtë përfshirë në një veprimtari për të cilën autoritetet hollandeze janë duke e investiguar në gjendje të lirë.
Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes është në pritje të një raporti nga autoritet hollandeze. Ministria e Mbrojtjes I ka ndaluar të ushtrojë përgjegjësitë e detyrën në bazë dhe ka urdhëruar kthimin e menjëhrshëm në atdhe”.
Televizioni thotë se ka pimëpyetje mbi kriteret se si ushtarakët e vendit tonë antarë i NATO-s përzgjidhen dhe në cfarë filtrash kalojnë për të shkuar në misionet e NATO-s.
Sipas informacioneve që vinë nga strukturat e ushtrisë shqiptare, e njëjta përzgjedhje është bërë dhe këtë vit, me njerëz pa merita dhe pa kritere. a.b&top channel
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/