Avokati pas inspektoi vendngjarjen: Nuk besoj se ai është hedhur vetë nga...

Avokati pas inspektoi vendngjarjen: Nuk besoj se ai është hedhur vetë nga ballkoni

153
0
Shares

Avokati, Kastriot Frashëri, mik i analistit Kastriot Myftaraj, tha se nuk besonte se vdekja e gazetarit ishte një vetëvrasje duke shtuar se Myftaraj nuk vuante nga depresioni.

Pas ekzaminimit të vendit nga ku supozohej të ishte vetëhedhur Myftaraj, rezultonte e pamundur të kishte ndodhur diçka e tillë pas përmasat e tij nuk ia lejonin këtë, tha Frashëri gkatë një intrrviste për faxnews.

Shpjegimi i Frashërit për vendngjarjen:

Unë si një njeri që e njoh gjatë prej dy dekadash, miku im iku në mënyrën më të pamerituar nga kjo botë. Sepse një njeri i madh siç ishte ai, i kishte bërë përmendore vetes prandaj edhe miqtë i kishte të shumtë. Kastrioti kishte edhe admirim të veçantë nga njerëzit për shkak të temave që guxonte të trajtonte pasi edhe një pjesë e madhe e tyre binte ndesh me interesa të mëdha.

Unë nuk mendoj se e bëri Kastrioti diçka të tillë. Unë jam një nga njerëzit e parë që kam shkuar në familjen e tij. E ëma nuk dinte asgjë, dera ishte lënë hapur. Policia kishte marrë informacionet e neviojshme dhe për ta qetësuar i kishin thënë se Kastrioti u kishte kërkuar ndihmë dhe e kishin dërguar në ambulancë për të bërë disa ekzaminime. Duke përfituar nga prania e oficerëve aty, unë kam dhënë një deklarim aty që kjo nuk është një vetëvrasje. Nuk mund të hidhej ai, kush e njihte e di se nuk mund ta bënte. Nuk është çështje depresioni kjo. Prandaj edhe në cilësinë e një avokati kam kërkuar zyrtarisht që kushdo që ka dijeni për këtë çështje duhet t’i referojë në organet kompetente.
Si njeri i fjalës publike, guximi i tij që ishte i tepruar në një vend si i yni, e bënte akoma më të ekspozuar.

Në momentin që lajmi mori dhenë, unë gati u ktheva në një “call center” pasi pata telefonata të shumta ku jepja shpjegime njerëzve të shumtë që u interesuan. Kur shkova tek nëna e tij e gënjeva që erdha të takoj Kastriotin i thashë. Ajo më tha se kishte ardhur policia dhe ndihej e shqetësuar dhe tha se ishte këputur edhe teli i rrobave, mos ka ardhur ndonjë njeri tha. E ndjente zemra e saj.

Me instiktin e një njeriut të ligjit shkova të shihja edhe vendin, kur pashë ballkonin e kuptovs se aty nuk mundej, të paktën për përmasat trupore, edhe unë nuk do mundesha dot jo më ai që ishte më i shëndetshëm. Duhej të ishe një akrobat.r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY