Kreu veprime të turpshme me një të mitur, arrestohet 40 vjeçari nga...

Kreu veprime të turpshme me një të mitur, arrestohet 40 vjeçari nga Velipoja

50
0
Shares

Një 40-vjeçar në Velipojë ka kryer veprime të turpshme me një vajzë të mitur. Ai është arrestuar më pas nga Policia e Shkodrës.

Në prangat e uniformave blu ra Nosh Gjoni 40 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me 7-vjeçaren me iniciale A.K. Ngjarja ndodhi në fshatin Pulaj të Velipojës.

“Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër u arrestua në flagrancë shtetasi Nosh Gjoni, 40 vjeç, banues në fshatin Pulaj, Velipojë Shkodër pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme ndaj shtetases së mitur A.K, 7 vjeçe”­ njofton policia.

Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Vepra të turpshme me të mitur”, parashikuar nga neni 108/3 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY