Kryeministri Rama ka shprehur ngushëllimet e tij për vrasjen e ish kryeministrit japonez Shinzo Abe.
Por ndërkohë ka gjetur momentin të komentojë indirekt edhe deklaratën e djeshme të Sali Berishës në mitingun e opozitës ku tha se ‘Edi Ramën e kam armik’.
Mesazhi i Ramës:
I tronditur dhe i pikëlluar nga vdekja e ish-kryeministrit Shinzo Abe. Ngushëllimet tona më të thella familjes së tij dhe popullit të Japonisë. Vrasja e tij nxjerr në pah se sa shumë tronditen themelet e demokracisë kur politikanët shihen si armiq për t’u shkatërruar dhe jo si kundërshtarë për t’u angazhuar! a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/