Berisha këmbëngul për dorëheqjen e Edi Ramës: Po nuk iki do ta...

Berisha këmbëngul për dorëheqjen e Edi Ramës: Po nuk iki do ta heqim!

66
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisa tha sot në një konferemcë shtypi se kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë, dhe se shkaku më madhor janë djegësat.

“Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë, vetëm flagranca me djegësat është shkaku më madhor.
Mirë është të dëgjojë zërin e qytetarëve. Nëse nuk ikën do ta heqim. Tubimi i misionareve ka fuqi nukleare njerëzore.
Mos përfytyroni ju misionarin si një njeri që ka kaluar në manastire apo procese të tilla. Misionar bëhet çdo njeri në kohën dhe thirrjen e caktuar.
Sikundër hero mund të bëhet çdo njeri në momentin e guximit të tij.
Pra, ishte një thirrje e brendshme, që grumbullohej aty, në atë masë të pafundme njerëzish.
Kështu që Edi Rama, të krahasoja shpesh në vetminë prej 3-4 vitesh ku çilje një rrugë të projektuar dhe financuar nga qeveria e mëparshme tërësishtë”, tha Berisha.

Kreu i PD, Sali Berisha u tha gazetarëve se protesta e djeshme i kalon çdo proteste të këtyre 30 viteve

“Si misionarë të vërtetë, në protestën e datës 7 korrik, në përmasat e saj, në frymën dhe mesazhin, e kalon në këto 30 vite, çdo protestë tjetër.
Mbrëmë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, të gjithë ata që erdhën nga çdo skaj dhe lagje e Tiranës dhe Shqipërisë, nuk ishin aty për Sali Berishën. Nuk ishin aty thjesht për një protestë.
Ishin të gjithë misionarë, njerëz, burra, gra, të rinj dhe të reja në përmbushje të një misioni. Në këtë aspekt, forca e një tubimi madhështor të tillë nuk është e jashtëzakonshme, por është nukleare. Njerëzore nukleare”, tha ai.

Më tej Berisha tha se protestuesit i dërguan mesazh shumicës së heshtur. Në shesh ishte opozita bio.

“Misionarët e datës 7 korrik, dërguan mesazhin më vëllazëror shumicës së harruar shqiptare apo shumicës së heshtur. Shumicës që shpërfillet në çdo gjë nga kjo qeveri, që merr çdo vendim pa i pyetur se ekzistojnë, pa u interesuar për interesat e tyre më jetike.
Nuk kam parë mesazh më njerëzor, më fisnik, më paqësor se mesazhi që ai tubim misionarësh u dërgoi shqiptarëve në Shqipëri dhe kudo që ndodhen.
Atë tubim nuk e ka parë ndonjëherë Tirana në historinë dhe idealet që shpalosi.
Në shesh apo në drejtim ishte opozita bio. Opozita komunikonte direkt me misionarët në shesh. Dhe kjo ishte e një rëndësie të jashtëzakonshme.
Ky ishte shkaku pse njerëzit u larguan pa thënë se çfarë do bëjmë, se e dinë se do vijnë prapë.
Këto komente kisha unë për ditën e bekuar të 7 korrikut”, tha Berisha. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY