Sekuestrohen 27 aparate celulare iPhone 13 Pro Max, të dyshuar të kontrabanduar.
Vihet në pranga administratori i subjektit që i tregtonte, procedohet në gjendje të lirë një punonjës i këtij subjekti.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Phones”.
Si rezultat i tij u në arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– K. Q., 55 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi F. Q., 41 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit në subjektin me administrator shtetasin K. Q. dhe punonjës shtetasin F. Q., në Rrugën e Durrësit, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 27 aparate celulare, që dyshohet se janë futur kontrabandë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/