Facebook kontroll lajmeve të rreme në Shqipëri e Kosovë përmes dy mediave...

Facebook kontroll lajmeve të rreme në Shqipëri e Kosovë përmes dy mediave lokale

56
0
Shares

Facebook ka nisur bashkëpunimin me dy media në Shqipëri dhe Kosovë, që do të bëjnë verifikimin e lajmeve të rreme dhe dezinofrmuese që do të publikohen, raporton a2cnn.

Për Shqipërinë, Facebook ka zgjedhur të bashkëpunojë me “Faktoje”, që sipas kompanisë amerikane është një media e certifikuar nga rrjeti ndërkombëtar International Fact-Checking Netëork, si një organizatë e pavarur, jo partiake dhe transparente. Ndërsa në Kosovë është zgjedhur Krypometer, një kontrollues faktesh i certifikuar përmes rrjetit ndërkombëtar jo-partiak të kontrollit të fakteve.

“Ne jemi të lumtur që nisim programin tonë të kontrollit të fakteve të palëve të treta në Shqipëri me  organizatën e verifikimit të fakteve, Faktoje. Lufta kundër lajmeve të rreme është një përgjegjësi që ne e marrim seriozisht, prandaj po punojmë vazhdimisht për mënyrat që ndihmojnë ndalimin e përhapjes së tyre në platformën tonë” tha Kateryna Kruk, Menaxhere e Politikave Publike për Shqipërinë.

Faktoje dhe Kryptometer do të fillojë verifikimin e fakteve në Facebook dhe Instagram në ditët në vijim.

Kur një kontrollues faktesh vlerëson një histori si false, ne e shfaqim më pak atë në Neës Feed, duke ulur ndjeshëm shpërndarjen e saj. Kjo ndalon përhapjen e lajmeve të rreme dhe zvogëlon numrin e njerëzve që e shohin atë. Faqet dhe domenet që shpërndajnë vazhdimisht lajme të rreme do të shohin gjithashtu uljen e shpërndarjes së tyre dhe heqjen e aftësisë për të fituar para dhe reklamim. Dhe kur një postim është shënuar si i rremë, ne paralajmërojmë njerëzit që e shohin postimin ose përpiqen ta ndajnë postimin, që është shënuar si i rremë. Kontrolluesit e fakteve nuk heqin llogaritë ose faqet nga Facebook”, thotë Facebook. a2cnn

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY