Ushtronte në mënyrë të kundërligjshme, aktivitetin e këmbimit valutor, vihet në pranga kambisti.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Informaliteti”, policia arrestoi në flagrancë shtetasin R. I., 56 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”.
Ai u kap nga shërbimet e Policisë, në rrugë, në lagjen “Apollonia”, duke ushtruar veprimtarinë si kambist, pa licencën përkatëse.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan shuma parash, të valutave të ndryshme, të cilat shtetasi R. I. i kishte përfituar nga ky aktivitet i kundërligjshëm.r.k
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.





