Dashamir Shehi tregon momentin e takimit Rama – Basha dhe një telefonatë...

Dashamir Shehi tregon momentin e takimit Rama – Basha dhe një telefonatë nga larg

149
0
Shares

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News zbuloi se çfarë ndodhi mbrëmjen e shkuar në takimit e partive politike për zgjidhjen e krizës politike. Ai vlerëson marrëveshjen e arritur.


Pjesë nga biseda

Dashamir Shehi:
Unë gjykoj që kaq shumë ministra sa janë është një qeveri teknike, koha e lënë është e pamjaftueshme. Shumë institucione që do të ushtrojnë kontroll janë arritur. I arrit që të biem dakord për Vetting-un. Do t’i kishim hequr PS-së një armë që ka keqpërdorur në kurriz të opozitës. Ka tre muaj që thotë të korruptuar, kanë frikë Vetting-un. Kjo prapë është në avantazh të opozitës. Sot e tutje Rama nuk e ka më në dorë Vetting-un. Vetting-un duhet t’ia kishim hequr me kohë.

Dritan Hila: A e ndjetë veten pak të përjashtuar kur ju tha Rama me Bashën që dilni jashtë…
Dashamir Shehi:

Jo! Sepse me të thënë të drejtën ikën të dy në një zyrë tjetër. Nuk qe e sëkëlldisshme kjo punë. Nuk ka rëndësi kjo. Bënë mirë që ndjenjën veç. Unë e gjykoj që pa atë raport personal nuk do të arrihej kjo marrëveshje me gjithë frymën cinike. Unë jam prej atyre që i kam sugjeruar Bashës që të takoj kundërshtarët e vetes ballas. Kur ishim bashkë nuk mbërritëm asgjë.
Ne të gjithë ishim atje. Mbase nga një telefonatë përtej detit mundën të arrinim këtë marrëveshje, që unë e konsideroj sukses, pavarësisht mangësive. Shqiptarët shkojnë në zgjedhje me një filozofi të re për herë të parë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY