Kushtetuesja kthen Lul Berishën në burg, i shkon dëm riedukimi nga Gjushi

Kushtetuesja kthen Lul Berishën në burg, i shkon dëm riedukimi nga Gjushi

57
0
Shares

Gjykata Kushtetuese ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Lartë të 7 dhjetorit 2021, e cila vendosi për rikthimin në burg të njërit prej emrave të njohur të krimit në Durrës, Lulzim Berisha.

Kushtetuese ka rrëzuar në maj të këtij viti në dhomë këshillimi kërkesën e Lulzim Berishës, për të hedhur poshtë vendim e Gjykatës së Lartë.

Me këtë vendim, praktikisht Lulzim Berisha i ka shterur të gjitha rrugët ligjor në Shqipëri, për t’i shpëtuar rikthimit për vuajtur edhe 5 vite burg.

Lulzim Berisha u lirua me kusht nga burgu në 5 dhjetor të vitit 2016, 5 vite para afatit duke renditur 9 argumente në favor të lirimit të Lulzim Berishës, ku më kryesori ishte kushti i kryerjes së ¾ të dënimit sipas përcaktimit të nenit 64 të Kodit Penal ndërkohë që dha garanci punësimi kryrtari i bashkisë së Durrësit në atë kohë Vangjush Dako.

Në vitin 2020 Berisha është shpallur në kërkim nga SPAK, për krime të tjera të rënda, të ndodhura 17 vite më parë, por të zbardhura vetëm dy vite më parë.

Lulzim Berisha u arrestua në 6 prill 2006. Prokuroria e Krimeve të Rënda ngriti 10 akuza për Lulzim Berishën, mes të cilave krijimin e një organizate kriminale dhe një seri vrasjesh e atentatesh të kryera mes viteve 1998-1999.

Më 16 janar 2012, Lulzim Berisha ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda për pesë vrasje dhe disa atentate. Organizata e drejtuar prej tij akuzohej për vrasjen e Dritan Sallakut, Viron Currit, Arjan Pajës, Marsel Sotirit, Dritan Dishës dhe Ervin Lames. Vendimi u la në fuqi edhe nga Apeli.

Por, Gjykata e Lartë, në vitin 2014, rrëzoi dënimin me burgim të përjetshëm Berishës dhe vendosi 25 vjet burg për ish-kreun e bandës së Durrësit. Vendimi është marrë nga Shkëlzen Selimi, Andi Çeliku dhe Artan Zeneli. Admir Thanza dhe Ardian Dvorani kanë votuar kundra heqjes së dënimit me burgim të përjetshëm. Në vijim, gjyqtarët Tritan Hamitaj, Shpëtime Pitaku, Fejzo Hysi dhe Eda Kaja, në periudha të ndryshime i kishin ulur dënimin Lulzim Berishës, raporton shqiptarja.com në një shkrim të thelluar në lidhje me historinë e kësaj bande.

I arrestuar më 6 prill 2006, Lulzim Berisha ka qëndruar fizikisht 10 vjet e tetë muaj në burg.

Megjithatë, në vendimin e Gjykatës së Apelit llogaritet se ai ka shlyer 18 vjet, 9 muaj e 22 ditë nga dënimi i tij prej 25 vjetësh, pasi ka përfituar 3 ulje të mëparshme dënimi, një ulje të katërt nga amnistia e vitit 2012 dhe nga koha e gjatë e qëndruar në paraburgim. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY