Protesta e gazetarëve përpara kryeministrisë: Do kërkojmë shkresat e ndëshkimit nga Rama!

Protesta e gazetarëve përpara kryeministrisë: Do kërkojmë shkresat e ndëshkimit nga Rama!

40
0
Shares

Gazetarë dhe reporterë protestuan sot para ndërtesës së kryeministrisë lidhur përjashtimin e gazetarit Klevi Muka nga Konferencat qeveritare deri në muajin tetor.

Në një deklaratë për mediat, kreu i këshillit shqiptar të medias, Koloreto Cukali tha se jashtë shtetit kryeministri thotë se në Shqipëri ka liri të medias por kjo gjë nuk është e vërtetë.

“Kjo është normale se kryeministri i konsideron gazetarët si të punësuarit e vet, që mund të na heqë nga puna, që mund të na çoje në shtëpi. Nuk më habit sjellja e kryeministrit, e vetmja gjuhë që kryeministri njeh është ngritja e zërit të gazetarëve. Kryeministri është aty për t’i përgjigjur pyetjeve dhe për të qeverisur, nuk është në dorën e tij të thotë nëse është etike apo jo.

Gazetarët duhet ta heqin kryeministrin, kjo është nisma që propozojmë, në formën e batutës. E vetmja formë që ky kryeministër merr vesh është gjuha e forcës. Zgjidhja është bojkoti, asnjë gazetar nuk duhet të shkojë në konferenca apo organizime PR”, tha Cukali. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY