Siri, vdes vëllai i vogëlushit Omran

Siri, vdes vëllai i vogëlushit Omran

69
0
Shares
 
Vëllai i djalit sirian, fotografia e të cilit ishte shndërruar në simbolin e vuajtjes në luftimet në Aleppo, është raportuar i vdekur nga plagët e marra, shkruan Indepedent.
Ali Daqneesh, 10 vjeç u plagos së bashku me vëllain e tij të vogël Omran dhe pjesën tjetër të familjes, gjatë një sulmi ajror në ndërtesën ku jetonin ata, natën e së mërkurës.

Ai u dërgua në spital me prindërit dhe vëllezërit e motrat e tij, por nuk arriti tu mbijetojë plagëve të marra, thanë aktivistët në Aleppo, duke shtuar se të pranishmit janë mbledhur në një shtëpi të përkohshme të familjes.

Fotoja e Omar Daqnesh dhe dhimbja e përjetuar prej tij pa derdhur lotë dhe asnjë rënkim është kthyer tashmë në simbolin e tragjedisë së Alepos, që ka prekur të tërë botën.
I pari që u prek ishte Ammar Hammami, mjeku që e nxorri nga rrënojat dhe e mbajti në krahë deri tek ambulanca.
“Është hera e parë që shoh një fëmijë si ai. Zakonisht fëmijët që u mbijetojnë bombardimeve qajnë dhe zëri i tyre mbush dhomën. Por ai nuk fliste”, ka treguar mjeku në një intervistë për “Associated Press”. “E mora në krahë në ambulancë dhe u përpoqa të flisja me të, por nuk tha asnjë fjalë. Në fund më pyeti: ‘ku janë mami dhe babi im?’”, ka vijuar rrëfimin e tij mjeku.
Hammami i kujton gjithë botës se Omran nuk është fëmija i parë që mbetet i plagosur nga bombardimet ruse në Alepo. “Çdo ditë ka të vdekur e të plagosur këtu, në Alepo”, të plagosur nga bombardimet e avionëve rusë”, ka shtuar ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY