Masakra në Athinë, kush ishin 3 viktimat shqiptarë, dhe si ndodhi përleshja...

Masakra në Athinë, kush ishin 3 viktimat shqiptarë, dhe si ndodhi përleshja me armë. Dinamika sipas policisë greke

269
0
Shares

Andon Tefi, 48-vjeçari i cili shkaktoi masakrën në Greqi, duke vrarë dy persona derisa vetë ai u qëllua për vdekje nga policia helene ka qënë në vëmëndje të të gjitha mediave greke.

“Ai ishte një bandit i pamëshirshëm, i aftë në përdorimin e armëve dhe nuk e kursente përdorimin e tyre për të kryer vrasje. Kjo u tregua edhe në rastin më të fundit dhe zemërimin që ai tregoi kur u përball me dy policë, ndaj të cilëve hapi zjarr. Ndërsa këta të fundit u kundërpërgjigjur duke e vrarë”, shkruan media online ‘Zougla’.

“Zougla” shkruan se 48-vjeçari nuk ka kursyer të nxjerr armën dhe të qëllonte në drejtim të personave, që mendohet se janë anëtarë të bandës rivale. Nga këto të shtëna mbeti i plagosur edhe një i ri me motoçikletë, i cili më pas ndërroi jetë në spital.

Si ndodhi masakra:

Armando Lamaj dhe Andon Tefi, dy personat të cilët mbetën të vrarë në Athinë kanë qenë shpërndarës kokaine në Këtë qytet ndërsa janë takuar të shtunën duke lene takim ne mbrëmje.

Besohet se Lamaj bashke me miq e familjare te tij i kishin zënë prite Tefit ndërsa ky mbërriti ne takim me nje “Mercedes-Benz” ku ndodhej bashke me një femër ndërsa pala tjetër mbërriti me 2 automjete dhe 1 motor.

Tefi duke menduar se do kishte rene në prite për t’u rrahur ose vrare, hapi zjarr i pari duke qëlluar drejtuesin e motorit, Armando Lamaj.

Pastaj qëlloi në drejtim të një prej automjeteve, duke plagosur dy persona.

Një nga te plagosurit, pikërisht 23-vjecari shqiptar, tentoi te largohej por Tefi e goditi me makine. Ne këtë moment Tefi largohet dhe drejtimin e mjetit e merr 43-vjecarja shqiptare, e cila i hipën siper me makine te riut shqiptar.

Pas arrestimit nga policia, ne çantën e 43-vjecares u gjet nje pistolete “Zastava”. Pasi largohet me këmbë, Tefi, i cili dyshohet se ishte nen efektin e lendeve narkotike, rrëmben nga një kalimtar nje automjet tip “Toyota Yaris” ngjyre e zeze dhe drejtohet per Agious Anargirous.

Aty hyn ne një karburant dhe grabit 30 euro. Hipën ne makine dhe i drejtohet një bari ne zone ku edhe aty grabit 20 euro. Sapo del nga bari, pikaset nga policia e cila i bën thirrje për t’u dorëzuar por ai hap zjarr ndaj tyre. Aty ndodh shkëmbimi ku plagosen dy policet dhe vritet Andon Tefi. Pranë tij u gjet një pistolete e llojit “CZ”.

Konflikti mes banditëve shqiptarë:

Policia e Athinës mendon se bëhet fjalë për një larje hesapesh mes bandave të natës që janë aktive në trafikun e drogës dhe se familjet e veçanta kanë qenë në mosmarrëveshje, me sa duket për ndarjen e klientelës pas çmontimit të rrjetit të trafikut të drogës majin e kaluar. 3 viktimat me origjinë shqiptare kanë qenë pjesë e grupeve të trafikut të drogës.

Policia e Sigurimit të Atikës që po merret me rastin, nga të dhënat e deritanishme vlerëson se përleshja fillestare ka ndodhur për hesapet për transaksione të paligjshme droge, ndërsa janë përfshirë gjithsej nëntë persona, mes të cilëve një 43-vjeçare, e cila tashmë është arrestuar.

48-vjeçari Andon Tefi ishte i akuzuar për krime të rënda, konkretisht për drogë dhe armë, vjedhje dhe organizim kriminal dhe ishte arrestuar shtatë herë në të kaluarën.

46-vjeçari me motor, i cili u vra nga 48-vjeçari në Patisia, u arrestua më 31 maj së bashku me autorin për trafik kokaine. r.k

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY