Çfarë kërkuan nga opozita sonte përfaqësuesit e emigracionit: Protesta pa ndalim deri...

Çfarë kërkuan nga opozita sonte përfaqësuesit e emigracionit: Protesta pa ndalim deri në rrëzimin e Ramës

42
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u premton shqiptarëve të Diasporës votën ndërsa ata i ofruan mbësjtetje për protestat antiqeveritare që nisin me 7 korrik.

Teksa u pyet për votën e këtyre të fundit, Berisha tha se nuk do të lejojë më zgjedhje në Shqipëri pa votën e Diasporës.

“Në 2013 bëmë gati ligjin ku pranonim votimin online të emigrantëve të Diasporës, aty ku ishin. Rama kërcënoi në mënyrë ultimative se do bojkotonte zgjedhjet nëse ky ligj kalonte. Në këto rrethana u detyrova të pranoj ultimatumin e tij. Sot ju garantoj se nuk do ketë zgjedhje në Shqipëri pa votën tuaj”, tha Berisha.

Ai theksoi se është detyrim kushtetues i shtetit shqiptar, ndërsa shtoi se do të mundësojë votimin e emigrantëve nga atje ku ndodhen, për të zgjedhur forcën politike dhe kandidatin që preferon për secilin qark.

“S’ka emigracion nga vende te Ballkanit që nuk voton përveç atij shqiptar. Rama kërkon të proporcionojë, të përdorë formula që përdoren nga ndonjë vend për emigracionin e shekullit të 19-të dhe këtë nuk do ta pranojmë. Ne do luftojmë me ju për parimin, sipas të cilit çdo shqiptar në emigracion, diasporë, kudo të jetë, të ketë të drejtën për të votuar për forcën politike dhe kandidatin që dëshiron, në qarkun, rrethin që ai është larguar. Ky është parimi ynë”, tha Berisha.

Valentin Lumaj, Kryetar i Vatrës në Michigan: Protesta të vazhdueshme deri në rrëzimin e kësaj klike

“Ne si Diasporë, të majtë dhe të djathtë, të gjithë, ka një pakënaqësi për këtë realitet shqiptar. Vazhdoni protestat si mjeti i fundit demokratik që iu ka mbetur shqiptarëve për të realizuar të ardhmen e tyre në Shqipëri. Është keqardhje e madhe. Më shumë se gjysma e popullsisë së Shqipërisë jeton në emigracion. Mbi 500 mijë shqiptarë u larguan në 8 vitet e fundit, kjo është fatkeqësi. Ju bëj thirrjeve, të rinjve, studentëve, forcave punëtore të mbështesin këtë nismë të shoqërisë civile dhe PD për protesta të vazhdueshme, deri në rrëzimin e kësaj klike të korrupsionit dhe drogës”.

Besa Sharra, aktiviste e njohur në diasporë në SHBA: Shpresa e Shqipërisë ka humbur.

“Më mbush plot me shpresë një mbledhje e tillë. E dimë historikun dhe kontributin e doktor Berishës në vend. Duhet të flasim për faktorizimin e diasporës si element shumë i rëndësishëm dhe me shumë peshë në të ardhmen e Shqipërisë.

Jam pjesë e asaj rinie, që iku për një të ardhme më të mirë jashtë Shqipërisë. Jam kthyer disa herë me fëmijët e mi, por nuk heq dorë.

Absolutisht mendoj se shpresa e Shqipërisë ka humbur. Për këtë arsye kemi formuar një organizatë, Diaspora për Shqipërinë e Lirë, organizatë që faktorizon në mënyrë shumë të mirë disaporën me anë të votës që është e garantuar me Kushtetutë.

Big Basta në takimin online me Berishën: Jam dhëndër në Kosovë, ‘Ballkani i Hapur’ po na përçan.

Mes pjesëmarrësve në bashkëbisedimin online të kryetarit të PD, Sali Berisha me shqiptarët e Diasporës ishte edhe këngëtari i njohur Big Basta, i cili jeton në Zelandën e Re, sëbashku me familjen.

Teksa komentoi nismën ‘Ballkani i Hapur’, theksoi se është edhe dhëndër në Kosovë dhe sheh një përçarje mes vëllezërve të një kombi nga iniciativa e Ramës në bashkëpunim me Vuçiçin.

Artisti tha se “Berisha është babai i bashkimit të kombit” dhe kërkoi një lëvizje prej tij, ndërsa falënderoi kreun e PD-së për këtë nismë.

“Edukimi i fëmijës dhe e ardhmja e familjes sime, ishte arsyeja që zgjodhëm Zelandën e Re për të jetuar, për të emigruar.

Jam mik dhe dhëndër në Kosovë, ndjek me keqardhje ecurinë e nismës ‘Ballkani i Hapur’, i cili paturpësisht tregon se në 2022, mes vëllezërve dhe një kombi, faktori serb përdor sërish politikën përçarëse.

Jeni parë shpesh zoti Berisha si babai i bashkimit të kombit, dhe e ndjeni se fryma vëllazërore po duket si më e zbehur. Çfarë politike do ndiqni që Shqipëria të rifitojë sërish atë reputacion në Kosovë, për të rikthyer besimin tek vëllezërit tanë?

Uroj sa më shumë sukses dhe ju falenderoj për këtë nismë, jam i nderuar, nga Zelanda e Re e largët ju falënderoj shumë.”-tha Basta.

Studenti ekselent në Britaninë e Madhe, Daniel Nikolla: Do marr pjesë në protestën e 7 korrikut.

“Të rinjtë duhet të afrohen, dhe jo të largohen nga vendi. I bashkohem ftesës së opozitës për gjithë shqiptarët e Shqipërisë në vend dhe diasporë, për pjesëmarrjen masive në protestën kombëtare në 7 korrik në orën 19:00”.

Gazetarja Alba Kepi nga Roma: Shqiptarët kanë prerë biletat për të qenë në Tiranë më 7 korrik!

“Tre janë çështjet që dua të sjell në vëmëndjen e Partisë Demokratike. Çështja e medias, informacionit, s’ka një shoqëri demokratike pa një media të lirë dhe të pavaruar, pa një media të pashantazhuar. Vitet e fundit kam përcjellë skandale të shumta nga Italia, dosje të antimafias që kanë pasur emrat e pushtetarëve, ministrave apo politikanëve shqiptarë, të përfshirë në afera apo trafiqe të paligjshme. Partia Demokratike duhet të ketë në vëmendje figurën e gazetarit, të krijojë një qasje strukturore për të mbrojtur këtë figurë, për të pasur një media sa më transparente. E dyta, dua të di qasjen e PD për shpëtimin e identitetit kulturor e historik, për çmontimin e këtij qyteti që është mbushur me kulla të frikshme, vend lavatriçe i parave të pisëta. E treta, ndodhem në makinë, kam raportuar për mediat shqiptare aktivitetin e emigrantëve në Romë. Shprehin solidaritetin ndaj asaj ç’ka do jetë protesta madhështore e 7 korrikut. Shumica e tyre kanë prerë biletën për të qenë krah jush në Tiranë. r.p

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY