YLLI DYLGJERI/Pëllumbi i Shën Kollit na e bëri glasën…

YLLI DYLGJERI/Pëllumbi i Shën Kollit na e bëri glasën…

124
0
Shares

Lajmet nga burgu i Shën Kollit erdhën

të zeza. Një pëllumb i zi u kap duke transportuar drogë në burg. Deri më tash, si grabitqarë të pëllumbave njihen macet, nuselalet, dhelprat, minjtë, gjeraqina, skifteri etj. Por, Jo! Grabitqarët e pëllumbit të Shënkollit këtë herë ishte vetë SHKB-ja.

E mbërthyen!

Nuk hyri në punë as kombinacioni, as plan – masash, as përgjues të Interforcës. Duhej vetëm një çark për të kapur pëllumbin drogmen me qese kokaine në qafë.

Dhe u kap…

Nuk dihet se si do të vijojnë hetimet. Kush ua di gjuhën zogjve? Të panjohurat po i mundojnë inspektorët e SHKB-së. Pyetjet për qëndrën vinë lumë:

Do tu dërgohet të hetohet nga partnerët, apo do hetohet nga prokuroria jonë? Të pritet votimi i Vettingut, apo na del çështja nga afatet? Duhet gjetur fillimisht bashkëpuntorët apo të hetojmë zogun? Zakonisht pëllumbat fluturojnë çift. Ku është femra?

Një tezë u hodh për ta lëshuar e ndjekur me helikopter e Mimit…Por u penduan. Po sikur pëllumbi të ndalojë në ndonjë institucionet qëndror në Tiranë?

Kush e mban përgjegjësinë?

Një tjetër tezë ështe të konsultohen me Av. Ngjelën. Taku i njeh pëllumbat qysh nga koha e burgut të tij…

Duhet shpejtuar… na mbytën glasat!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY