“Kandidati i PS, pazar për tenderat me PDIU: 60 me 40 për...

“Kandidati i PS, pazar për tenderat me PDIU: 60 me 40 për qind”

67
0
Shares

Kandidati i PS në Dibër Muharem Rama vendosi të kandidojë për kryetar bashkie vetëm pasi bëri pazar me PDIU në këtë bashki në lidhje me tenderat që do të jepen nëse Rama fiton.

Kështu shkruan një qytetar nga Dibra që qartësisht duket se ndjek me interes zhvillimet politike në qytetin e tij.

“Ne fakt atje po ndodh nje turp. Kandatura PS nje mjek shume i vleresuar nga dibranet mundi te kandidoje vetem pasi beri kontrate me PDIU- per ndarje te posteve dhe tenderave 60/40% ne favor te PDIU-se. Doktor Muharemi mori Ok vetem pasi kontaktoi me te derguarin e PDIU-se.

Fushata po drejtohet nga zyrat e PDIU-se. Aty jepen urdherat, therriten persona qe marrin persiper blerje votash vecanerisht te fshatrave te larget e te vegjel?”, shkruan në rrjetet sociale Arben Osmani.

“Punonjesit e bashkise po goditen kur hezitojne te zbatojne urdhera te paligjshem. A do pranojne dibranet te drejtohen nga elemente kriminal. Ne rradhet e PS-se ka shume te pakenaqur per kete fakt dhe kane te drejte. Pas nje viti deputete te Dibres do te jete vet krimi.

A do e lejojne dibranet kete menxyre?

A do bjere Dibra ne duart e te inkriminuareve? Ka vetem tre jave kohe, une i besoj mencurise se dibrane”, vijon Osmani vëzhgimin e tij për zgjedhjet lokale në Dibër që sapo kanë filluar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY