Kandidati i PD për Dibrën, Sherefedin Shehu u takua dje me banorë të Kalas së Dodes me të cilët bisedoi për turizmin malor, ndihmën ekonomike, investimet në zonë e harruar tërësisht nga qeveria Rama.
“Kjo është një nga zonat me pasuri e resurse të mëdha natyrore në të gjithë vendin por ka nevojë për një dorë të fortë drejtimi dhe vullnet për të punuar. Nuk ka subvencione në fshat, tregje të reja, pasi paratë nuk merren nga fermerët, por nga njerëz pranë klaneve të qeverisë. Nuk jepen fonde për ndërtime rrugësh, ujësjellësash, shkolla, qendra shëndetësore, e për të hapur vende të reja pune, sepse qeveria nuk jep buxhet për mirqënien e dibranëve por për lluksin qindra milion euro të zyrave dhe pushimet luksoze të qeveritarëve.
Të gjitha këto investime do të jenë axhenda e përditshme e punës së bashkisë së re , përmes një bashkëpunimi të fortë me partnerët ndërkombëtarë me të cilët si ekspert I financave dhe ekonomisë kam patur një bashkpunim shumë efikas.
Familjet në nevojë ekonomike do të kenë vemendjen e Bashkisë dhe timen personale”, tha Shehu.
Në vijim të bisedës me banorë e Kalasë së Dodës, Shehu premtoi se “me punën dhe përkushtimin e administratës time, Dibra do të kthehet edhe në një potencial konkurrues në rajon, për turizmin malor, pasi bukuritë natyrore janë të jashtëzakonshme së bashku me traditën dhe mikpritjen e vecantë të dibranëve”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/