Çfarë po bën drejtori i Arsimit, Drin Gjeci në Dibër

Çfarë po bën drejtori i Arsimit, Drin Gjeci në Dibër

152
0
Shares

PD ka denoncuar sot përpjekjet sipas saj që zyrtarë të administratës në Dibër po bëjnë për manipulimin e votave, nëpërmjet një deklarate për shtyp nga deputeti i saj Gent Strazimiri.

“Spikat së fundmi, drejtori i Arsimit në Dibër, Drin Gjeci, i cili thërret arsimtarët në zyrë, duke i kërcënuar me njoftime për largim nga puna, nëse nuk votojnë kandidatin e qeverisë. Janë rreth 300 arsimtarë të kërcënuar deri tani.

E njëjta metodë u përdor edhe në zgjedhjet e 2015, ku mesuesit u shantazhuan me vendin e punës, me bukën e gojës për të dhënë votën për qeverinë.

Ky mercenar i Edi Ramës në Dibër, jo vetëm u ka marrë para mësuesve për ti futur në punë, dhe për këtë ekzistojnë edhe video, por tani ju kërkon edhe votën që të qëndrojnë në punë.

Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë të nisë menjëherë hetimin për këtë drejtor të korruptuar që kërcënon qytetarët me vendin e punës, në këmbim të votës.

Ju bëjmë thirrje arsimtarëve të Dibrës dhe po kështu edhe të gjithë punonjësve të sektorit publik të refuzojnë me përbuzje këto kërcënime kriminale.

Këto janë grahmat e fundit të një bande që kërkon me cdo mjet të zgjasë ditët e saj.

Mercenarët e Edi Ramës, Drin Gjeci me shoke duhet ta dine mire, që presionet e tyre janë dhe do të jenë të vëzhguara, të dokumentuara, dhe do të shërbejnë si provë jo vetëm për vëzhguesit e partnerët ndërkombëtarë, por sidomos për prokurorinë e gjykatën para të cilave do te japin llogari e do të përgjigjen deri më një për krimet e tyre zgjedhore e korruptive.

Dibra është e dibranëve dhe vetëm ata do të vendosin me votën e tyre të lirë për kryebashkiakun.

Bashkimi i madh popullor do të hedhë poshtë cdo përpjekje, cdo krim elektoral, cdo mercenar të korruptuar të Edi Ramës.

Dibra, si gjithë Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën”, përfundon deklarata e deputetit të opozitës, Gent Strazimiri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY