Kush ishte gruaja 35 vjeçe që humbi jetën dje në aksident në...

Kush ishte gruaja 35 vjeçe që humbi jetën dje në aksident në Itali

108
0
Shares

Matilda Hidri, 35-vjeçarja shqiptare e cila u shua tragjikisht në një aksident të rëndë që ndodhi në Genoa të Italisë, ku makina e saj u përplas “kokë më kokë” me një tjetër mjet ishte e martuar dhe nënë e një djali 10-vjeçar.

Familja kishte një biznes në “zemër” të qytetit të Genoas, një piceri që e kishin hapur në Maj të këtij viti.

Në aksident u përfshinë një “BMW” që drejtohej nga 35-vjeçarja dhe një fuoristradë tip “Volvo” që drejtohej nga 46-vjeçari italian Giuseppe Garavaglia ndërsa raportohet se shkak i aksidentit ka qenë 46-vjeçari, i cili për 5 kilometra kishte udhëtuar kundravajtje në korsinë e gabuar të autostradës, transmetojnë mediat italiane.

Nga përplasja e fortë mes dy mjeteve që janë shkatërruar mbetën të vdekur në vend të dy drejtuesit e mjeteve, 35-vjeçarja Matilda Hidri dhe 46-vjeçari Giuseppe Garavaglia.

Tre persona të tjerë mbetën të plagosur nga ky aksident, një fëmijë 4 vjeç, një grua 34-vjeçare dhe një 35-vjeçar. Këta të tre udhëtonin me një makinë Volkswagen pas makinës së Matilda Hidrit dhe u përfshinë gjithashtu në aksident, raportoi policia italiane. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY