Perëndimi vendos një çmim tavan të ulët për naftën ruse, vendim për...

Perëndimi vendos një çmim tavan të ulët për naftën ruse, vendim për armë të avancuara për Ukrainën

72
0
Shares

Liderët e 7 ekonomive më të përparuara të botës, të mbleshur në Mynih pritet të vendosin një çmimi të ulët tavan për blerjen e naftës ruse.

Nëse Rusia nuk e pranon, nuk do të mund ta shesë më naftën në tregjet perëndimore dhe do të ketë vështirësi në pjesën tjetër të globit, sipas Reuters.

Diskutimet e samitit shtrihen edhe për një paketë të re ndihme ushtarake me armatim të rëndë për Ukrainën, për të zhbërë arritjet e deritanishme të sulmit rus.

Bllokimi i arit rus i përcaktuar më herët si sanksion nga Uashingtoni, ka bërë që Moskës t’i bllokohet edhe mënyra e radhës për të paguar borxhet ndërkombëtare, pas bllokimit të transfertave që prej nisjes së sulmit në Ukrainë.

Rusia shpallet kështu e falimentuar për borxhin e jashtëm, për të parën herë prej 1918-ës. Megjithatë, Rusia thotë prej 24 Shkurtit ka bërë 40 miliardë dollarë dërgesa për shlyerjen e borxhit, raporton Reuters.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY