Holanda ndalon shitjet e makinave me benzinë dhe dizel

Holanda ndalon shitjet e makinave me benzinë dhe dizel

71
0
Shares

Holanda do të ndalojë shitjen e makinave me benzinë dhe dizel, për t’i ndaluar më pas tërësisht në vitin 2035.

Lajmi i bujshëm përbën një zhvillim epokal në politikat për frenimin e efektit serrë, që u detyrohet ndryshimeve të klimës.

Sipas mediave holandeze, ndalimi i makinave me këto lloj karburantesh mund të paraprihet nga gjoba të rënda dhe kufizim qarkullimi, raporton t.ch

Sipas “The Independent”, qeveria holandeze ka vendosur masat kundër ndotjes së ambjentit në rend të ditës në mbledhjen e parashikuar për 13 tetorin e ardhshëm.

Në fakt, për këtë ishte folur që pranëverën e kaluar, kur zërat e parë për normativën “emetime zero”, kundër çlirimit të gazit serrë, kishin filluar të qarkullonin në mediat e Europës veriore.

Dekreti kishte kaluar në Dhomën e Ulët të Parlamentit, por tashmë ka edhe një datë dhe nëse aprovohet nga Senati holandez bëhet ekzekutiv.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY