VETTINGU/ Kontrollohen dhe pasuritë e dashnoreve të zyrtarëve të drejtësisë

VETTINGU/ Kontrollohen dhe pasuritë e dashnoreve të zyrtarëve të drejtësisë

76
0
Shares

Bashkëjetueset, të afërmit dhe miqtë, të cilët fshehin në emrin e tyre paratë e korrupsionit apo pasuritë e paluajtshme të politikanëve, gjyqtarëve, prokurorëve dhe zyrtarëve të tjerë, do të dënohen me burg. Kështu parashikon drafti për deklarimin dhe kontrollin e pasurive.

Ndryshimet e propozuara nga misioni “EURALIUS” në kuadër të zbatimit të reformës në drejtësi dhe të luftës kundër korrupsionit, veshin me përgjegjësi ligjore të gjithë subjektet e lidhur me zyrtarët e parashikuar në ligj për vërtetësinë dhe saktësinë e të dhënave të deklaruara.

Por, për herë të parë në rrethin e personave të lidhur me zyrtarin të cilët mbartin detyrimin për deklarim, shtohen bashkëjetueset apo bashkëjetuesit e zyrtarëve.

Pra, bashkëjetueset ose të dashurat, jo vetëm do të deklarojnë pasurinë, por do të mbajnë përgjegjësi penale njëlloj si vetë funksionarët për deklarim të rremë.Shqiptarja.com

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY