Kreu i PD, Sali Berisha ishte i ftuar sot në një cerrmoni të rëndësishme në Katedralen Katolike në Tiranë.
Postimi i Berishës:
Me ftesë të Ambasadës së Urdhërit Sovran të Maltës në Shqipëri, sot pasdite mora pjesë në meshën e shenjtë në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, të çuar me rastin e solemnitetit të Shën Gjon Pagëzuesit, Pajtor i Urdhërit Sovran të Maltës si dhe ceremonisë të marrjes së detyrës së Kapelanit të Nderit të Urdhërit të Maltës nga Shkëlqesia e Tij, Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkëv i Arqidioqezës së Tiranë-Durrës. Në përfundim të meshës e urova Shkëlqesinë e Tij, Imzot Arjan Dodën Arqipeshkëv i Arqidioqezës së Tiranës-Durrësit, për marrjen e detyrës së Kapelanit të Nderit të Urdhërit të Maltës. sb
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/