Ministrja Nikolla dhe drejtori Gjeci alarmohen nga akuzat e opozitës

Ministrja Nikolla dhe drejtori Gjeci alarmohen nga akuzat e opozitës

73
0
Shares

Drejtori i arsimit në Dibër ka reaguar fill pas akuzave të PD-së së po ushtron presion ndaj mësuesve për të votuar kandidatin e majtë. “Mora gjatë ditëve të fundit një telefonatë nga Lulzim Basha. Basha tentoi të më intimidojë në kryerjen e detyrës punën time”, tha ai duke shtuar se po synohet përbaltja e institucionit.

Ndërkohë pak më parë ka reaguar edhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla e cila tha se presioni ndaj arsimtarëve ka marrë fund me largimin e PD nga pushteti. Sips zgjedhjet në Dibër dhe fillimi i vitit të ri shkollor nuk kanë asnjë lidhej me njera tjetrën.

Qeveria ka angazhuar administratën e saj për të mbledhur vota në favor të kandidatit socialist. PD tha sot përmes deputetit Strazimiri se të paktën 300 mësues janë kërcënuar për largim nga puna prej drejtorit të Arsimit në këtë bashki, Drin Gjeci.

PD ka grumbulluar regjistrime dhe fakte të tjera lidhur me këto presione.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY