Ishte një moment ngazëllimi kur projektuesja me banim në Mumbai, Karen Vaswani, mësoi se logoja e projektuar prej saj ishte zgjedhur prej Vatikanit si emblema zyrtare për kanonizimin e Nënë Terezës, muajin e ardhshëm, shkruan NDTV.
Projekti i znj.Vaswani përshkruan portretin klasik të Nënë Terezës, tek shikon me dashuri një fëmijë që mban në krahët e saj.
Nënë Tereza, murgesha shqiptare që e kaloi tërë jetën e saj në Kalkuta për të ndihmuar të varfrit dhe të shtypurit, do të deklarohet Shenjtore nga Papa Francesku në Vatikan në 4 shtator.
“Unë u ngazëlleva dhe u habita kur dëgjova se projekti im ishte zgjedhur si logoja zyrtare prej Vatikanit për kanonizimin e Nënë Terezës,” tha projektuesja 44-vjeçare.
Znj.Vaswani tha se asaj iu kërkua në prill prej Krydioqezës së Kalkutës të krijonte një logo për festimet e shenjtores.
“Ndërsa projektoja emblemën, unë synova ta bëja shumë të thjeshtë, sepse kam qënë e vetëdijshme që ajo do të përdoret kudo në media, e shtypur dhe elektronike si dhe në rrjetet sociale në mbarë botën,” shtoi projektuesja.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/