Kuçovë, arrestohet 3 persona, zhvarrosën eshtrat e 1 vjeçarit pa lejen e...

Kuçovë, arrestohet 3 persona, zhvarrosën eshtrat e 1 vjeçarit pa lejen e familjes

217
0
Shares

Policia e Kuçovës ka njoftuar sot nisjen e procedimit penal tw tre personave të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë zhvarrosur eshtrat e një fëmije 1-vjeçar pa marrë leje nga familjarët e tij.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Janari”, përpara dy javësh ku dyshohet se C.Q 75-vjeç, K.T 60-vjeç dhe Z.B 68-vjeç kanë nxjerrë e zhvendosur eshtrat, dhe tjetërsuar pa dijeninë e familjarëve, vendndodhjen e varrit të të ndjerit A.Ç, ndarë nga jeta në vitin 1994, në moshën 1-vjeçare, djali i V.Ç, 50 vjeç, banues në Kuçovë.

Tre personat janë proceduar në gjendje të lirë dhe deri tani ende nuk është bërë i ditur shkaku i zhvarrosjes së eshtrave të fëmijës, ndërkohë që akuzohen për “Dhunim të varreve” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

“Në Kuçovë më datë 20.08.2016,nga Seksioni për Krimet, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit: C.Q, 75 vjeç, banues në Kuçovë,K.T, 60 vjeç, banues në Kuçovë dheZ.B, 68 vjeç, banues në Tiranë, të tre punonjës në një agjenci mortore. Në lagjen “11 Janari”, para dy javësh dyshohet se kanë nxjerrë e zhvendosur eshtrat, dhe tjetërsuar pa dijeninë e familjarëve, vendodhjen e varrit të të ndjerit A.Ç, ndarë nga jeta në vitin 1994, në moshën 1 (një) vjeçare, djali i shtetasit V.Ç, 50 vjeç, banues në Kuçovë.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penal “Dhunim i varreve” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 118, 301 dhe 25 të Kodit Penal”, thuhet ne njoftimin e Policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY