Kryetari i partisë demokratike Lulëzim Basha ka reaguar në lidhje me kërcënimin, që sipas selisë blu, drejtorii arsimit në Dibër po ju bën mësuesve që të votojnë kandidatin socialist.
Në një status në profilin e tij në Facebook,Basha shprehet sekryeministri Edi Rama në vend që të mbante qëndrim ndaj drejtorit, ai e mori në mbrojtje.
Reagimi i plotë i Bashës
Ne vend qe te verifikonte e te mbante qendrim per krimin skandaloz te Drini Gjecit qe ju valevit mesuesve njoftimin e largimit nga puna, nese nuk votojne kandidatin e qeverise ne zgjedhjet e 11 shtatorit, Edi Rama mori sot ne mbrojtje horrin e tij qe menaxhon arsimin ne Diber. Me kete akt, ai konfirmoi publikisht se qendron vete pas kesaj skeme te dhunimit te votes, te perdorimit te pushtetit per te grabitur vullnetin e lire, duke luajtur me buken e arsimtareve dhe femijevete tyre.
Zemerata e sovranit te dhunuar, vjedhur dhe poshteruar do te perveloje cdo rryshfet, cdo kercenim, cdo bandit e mercenar bashke me shefin e tyre.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/