Eksploziv dyqanit në Durrës, policia bën të ditur motivin

Eksploziv dyqanit në Durrës, policia bën të ditur motivin

68
0
Shares

Një dyqan është sulmuar me lëndë plasëse në Durrës. Krimi dyshohet se ka ndodhur për shkak të konflikteve të mëparshme të pronarit. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:10, në lagjen 17/1, rruga ‘Shenjtorët’.

Në fasadën e dyqanit të personit me inicialet SH.A, 58-vjeç, i riu me inicialet D.K, nga Burreli bashkë me disa persona të tjerë i vendosën sasi të vogël lëndë plasëse.

“Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, ndërkohë që policia sqaron se shkak janë bërë konfliktet e mëparshme të pronarit me 31-vjeçarin nga Burreli. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për dokumentimin ligjor të autorësisë së kësaj ngjarjeje”, njofton policia e Durrësi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY