Ekzekutimi i një prej drejtuesve të klanit mafioz të Malit të Zi....

Ekzekutimi i një prej drejtuesve të klanit mafioz të Malit të Zi. Detaje të reja nga policia malazese

72
0
Shares

Një prej krerëve të klanit malazez “Skaljari”, në Mal të Zi, Miliç Sakoviç u ekzekutua pak para mesnatës që kaloi në Budva.

Vrasësi i dyshuar është një burrë me gjatësi mesatare i veshur me një këmishë të bardhë, dhe është kapur nga kamerat e një restoranti aty pranë.

Sakoviç ishte me shpinë nga autori dhe nuk ka mundur që të reagojë. Ndërkohë miqtë e viktimës, kanë raportuar se kishin pikasur një person të dyshimtë që u vinte rrotull. Madje një prej tyre edhe e ka paralajmëruar Sakoviçin por ai nuk ia ka vënë veshin.

Autori iu afrua me shpejtësi objektivit të tij, nxori armën dhe qëlloi disa herë pas shpine në një distancë prej gjysmë metri. Fillimisht autori ka qëlluar tre herë në kokë Sakoviç i cili ra më pas në trotuar, raportojnë mediat malazese.

Pas këtij fragmenti autori i ka qëlluar edhe disa herë të tjera. Gjithsej mësohet se në trupin e viktimës janë qëlluar 8 plumba.

Pas vrasjes autori ka ikur me vrap në drejtim të një hoteli dhe u fut në disa rrugica të ngushta drejt vendbanimit Gospoština.

Policia ka mundur të gjejë edhe disa gjurmë gishtërinjsh në këto rrugica që pritet të nxjerrin se kush është autori. Po ashtu policia ka mundur të gjejë edhe një këmishë. m.k&abcnews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY