Vrasja e Martin Çeços në Maliq ka tronditur familjarët dhe fqinjët e 26-vjeçarit, të cilët e përshkruajnë si një njeri të qetë. Një prej fqinjëve, Ditke Dokolli ka treguar se i riu dhe i ati punonin së bashku dhe nuk kishin konflikte me persona të tjerë.
Jetonin me djersë dhe mezi nxirrnin bukën nga toka dhe shitja e druve. Martini ishte tip i mbyllur dhe nuk i binte në qafë njeriu, jemi të tronditur nga kjo që ka ndodhur”, ka thënë ajo.
Ndërkohë, motra e 26-vjeçarit ka treguar se i vëllai e ka telefonuar tri ditë pasi të zhdukej dhe familjarët të kërkonin ndihmën e policisë për ta gjetur.
Ajo ka thënë se Martini kishte qarë teksa flisnin, duke i thënë se disa persona po e kërcënonin.
Motra e të riut ka pranuar se ajo dhe babai kishin dijeni për lidhjen e tij me një vajzë, edhe pse nuk e njihnin.
Ishim në dijeni të lidhjes me një vajzë, por nuk e njihnim. Edhe babait i kishte treguar që e kërcenonin disa përsona, por arsyet dhe emrat e tyre nuk na i tregonte”, ka thënë ajo.
Autorët e vrasjes së Martin Çeços ishin Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj.
Pasi e vranë të riun ata tentuan të inskenojnë një skenë vetëvrasjeje, duke i lënë shapkat e tij jashtë rezervuarit ku hodhën trupin.
Krimi dyshohet të ketë ndodhur për shkak të raportit të 26-vjeçarit me një vajzë, me të cilën ai komunikonte vazhdimisht.
Njohjen e kanë mësuar autorët, të cilët i kanë kërkuar 26-vjeçarit të mos e vazhdojë. Bisedë të cilën 26-vjeçari nuk e ka ndërprerë. abcnews
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/