Masakër në regjistrat e pronave në Tiranë, drejtori Lame bën skanimin e...

Masakër në regjistrat e pronave në Tiranë, drejtori Lame bën skanimin e krimeve mbi pronat

93
0
Shares

Drejtori i Kadastrës Artan Lame deklaroi sot se nga 2342 regjistra nënKadastrën e Tiranës, vetëm rreth 250 rezultojnë pa dëmtime.

Të tjerët, (rreth 2100 regjistra) rezultojnë të dëmtuar me grisje, heqje fletësh, ndërrime faqesh, etj.Kështu:

–  515 faqe mungojnë tërësisht (janë grisur dhe nuk janë zëvendësuar fare);

–  Janë disa qindra faqe të dyshuara të zëvendësuara (pra është hequr faqja e vërtetë dhe është zëvendësuar me një tjetër;

–  914 faqe të dubluara (pra e njëjta pasuri ekziston 2 herë. Këtë e bënin për të punuar me dy linja për të njëjtën pasuri);

– 180 faqe të grisura (pra është grisur faqja, por ka mbetur pjesa e qepjes);

-13.000 faqe bosh (faqe që liheshin bosh herë pas here, me qëllim për t’u përdorur me data te mëparshme, apo se “përtonin” të regjistronin pronat shtet).

Sipas Lames me krijimin e regjistrave të rinj, të paktën në Tiranë dhe në Durrës, i jepet fund abuzimeve me pronave.

Deklarata e plotë e Lames:

Në kuadër të zbatimit të detyrimit për regjistrimin e AMTP-ve (Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi) të lëshuara përpara hyrjes në fuqi të ligjit 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në RSH”, ASHK ju drejtua prefektëve, Këshillave të Qarkut dhe Njësive Vendore për grumbullimin e dokumentacionit të ndarjes së tokës bujqësore.

U desh një kohë e gjatë, mbi një vit, që, në rang Republike njësitë vendore t’i përgjigjeshin këtij detyrimi.

Këto vonesa për qytetarët përktheheshin në vonesa në shërbime, të cilat për fat të keq përplaseshin mbi zyrat e Kadastrës si zyra fundore të këtij procesi.

Pa dashur të bëj analizën në rang Republike, po përqëndrohem tek Tirana. Aktualisht, kemi një korpus të qartë dhe të saktë të gjithë AMTP-ve të ligjshme të lëshuara ndër vite, duke filluar nga viti 1991.

Ky saktësim i shërben në radhë të parë shmangjes së abuzimeve të bëra ndër dekada me lëshimin e AMTP-ve, duke u prodhuar AMTP fallco, duke u dhënë AMTP të mbivendosura, etj.

Në këto rrethana pasi konkluduam në një listim përfundimtar të AMTP-ve të ligjshme të lëshuara ndër vite, nga ana e ASHK u krye fotokopjimi dhe skanimi i të gjithë formularëve originalë (“Formulari 6” quhet në gjuhën teknike).

Ky proces u krye për të gjitha fshatrat e Qarkut Tiranë, në total 119 fshatra ose 160 zona kadatrale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY