Ambasada shqiptare në Londër ka një lajm të mirë për emigrantët shqiptarë në Irlandë, duke ofruar kështu shërbimet konsullore për ta.
Po kështu edhe ambasada shqiptare në Kanada do të vijojë të lëshojë pasaporta biometrike për shqiptarët që banojnë atje.
“Një lajm i mirë për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Irlandë dhe Kanada.
Duke filluar nga data 20 qershor, Ambasada Shqiptare në Londër në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, do të nisë shërbimet konsullore për shqiptarët që jetojnë në Irlandë.
Gjithashtu, nga 27 qershori Ambasada Shqiptare në Kanada do të fillojë shërbimet për dokumente biometrike, pasaporta dhe letërnjoftime elektronike”, poston kryeministri Rama në rrjete sociale. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/