Zgjedhjet në Dibër, PD ngre struktura të posaçme për të mbrojtur votën

Zgjedhjet në Dibër, PD ngre struktura të posaçme për të mbrojtur votën

75
0
Shares

Partia Demokratike merr masa për atë që ajo e konsideron, blerjen e votës për zgjedhjet mbi kryebashkiakun e Dibrës.

Burime nga PD konfirmuan për News24  se, e djathta ka ngritur struktura të posaçme që do të verifikojnë e monitorojnë çdo kërcënim, blerje apo shantazh që do të bëhet për votën. Një pjesë e strukturës, përbëhet nga ish-punonjës policie.

“PD ka ngritur një strukture të posaçme e cila do të ketë si mision monitorimin verifikimin dhe denoncimin e shantazhit, blerjes së votës apo kërcënimeve në Bashkinë e Dibrës. Kjo strukturë përbëhet nga mbi 100 persona, një pjesë e mirë e tyre ish-punonjës policie”. Sipas të njëjtave burime, “Në ditët e fundit, para zgjedhjeve dhe ditën e votimit, kësaj strukture do t’i shtohet dhe Korpusi Rinor ‘Azem Hajdari’ të cilët do të kujdesen për ruajtjen e votës dhe moslejimit të shantazhimit të votuesve, blerjes së votës dhe kërcënimit siç ka ndodhur në zgjedhjet e 2015”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY