Braçe nuk duron dot ministren e Ramës, lapsusi i Krifcës ia heq...

Braçe nuk duron dot ministren e Ramës, lapsusi i Krifcës ia heq trunin

66
0
Shares

Deputeti socialist Erion Braçe nuk i ka kursyer ironitë ndaj ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca pasi kjo e fundit postoi një lapsus nga Lushnja, zonë ku Braçe është deputet.

Në një postim të Krifcës në facebook, fshatin e Bubullimës e përcaktonte si pjesë të Divjakës.

Braçe ka reaguar menjëherë duke ia bërë të qartë ministres se ky fshat ndodhej në Lushnjë.

“Ooooo Zottttt! Bubullima nuk është në Divjakë është në Lushnje. Çmimi i shalqinit sot në Divjakë 15 lekë; Kur t’i piqet Turit siç e njohim ne, e Apostolit sipas jush, çmimi do të jetë 4-5 lekë!”, ka shkruar Braçe në një story të publikuar në Instagram.

 

Ndërkohë ministrja ka reaguar duke korrigjuar postimin e bërë në facebook, ku më parë shkruhej se fshati Bubullimë ishte në Divjakë.

Braçe është kritik i ashpër i politikave bujqësore të Ramës por kur ishte zv/kryeministër nuk bëri asgjë për të zhvilluar politika të dobishme për fshatin ndërsa si deputet nuk ka asnjë iniciativë të shënuar. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY