Prokuroria Durrës sekuestron 14 apartamente dhe 5 ndërtime pa leje

Prokuroria Durrës sekuestron 14 apartamente dhe 5 ndërtime pa leje

54
0
Shares

Foto ilustruese

Prokuroria Durrës ka sekuestruar sot 14 apartamente dhe 5 ndërtime pa leje

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka ekzekutuar vendimin nr.343, datë 03.06.2022 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, në interes të çështjes penale nr. 1674, viti 2012, për veprën penale “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Më datë 17.12.2012, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës, ka rregjistruar procedimin penal nr. 1674, për veprën penale “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së parë Durrës, me vendimin e saj nr. 343, datë 03.06.2022, ka vendosur: pranimin e kërkesës së prokurorisë dhe caktimin e masës së sigurimit pasuror Sekuestro Preventive”, që parashikohet nga neni 274 e vijues i K. Pr. Penale, për pasuritë: Apartamente që ndodhen në objektin pallat 8+1+1 kat, të ndërtuar mbi pasurinë me Nr.50/58, Z.K. 8518 truall, me sipërfaqe 800 m2, e rregjistruar me nr. Hipotekor 173, dt. 12.08.2008, tek vendi i quajtur “Mbikalimi Plepave” pa shkuar te karburant “Kastrati” me drejtim lëvizje Plepa-Shkozet, objekt ky i parregjistruar nëASHK, e konkretisht:.

Shkalla Nr.l,  janë 6 apartamente:

Një apartament me sipërfaqe ndërtimi + banim 71 metra sipërfaqe nga e cila shfrytëzimi 63 m2 dhe sipërfaqe e përbashkët 8 m2 në katin e shtatë të banimit nr. 1 i përbërë  1+1+banjo+ballkon, shkallë e parë me orientim nga veri lindje.

Një apartament me sipërfaqe ndërtimi + banim 87 metra katror, nga e cila sipërfaqe shfrytëzimi 79 m2 dhe sipërfaqe e përbashket 8 m2 në katin pestë të banimit me  Nr.3 i përbërë 1+1+banjo+ballkon shkalla e parë me orientim nga veri lindje.

Nje apartament me sipërfaqe ndërtimi + banim 87 metra katror, nga e cila sipërfaqe shfrytëzimi 79 m2 dhe sipërfaqe e përbashkët 8 m2 në katin e shtatë të banimit Nr.3 e  përbërë 1+1+banjo+ballkon shkalla e parë me orientim nga veri lindje.

Një apartament me sipërfaqe ndërtimi + banim 92 metra katror, nga e cila sipërfaqe shfrytëzimi 84 m2 dhe sipërfaqe e përbashkët 8 m2 në katin e tretë të banimit Nr.4 i përbërë 1+1+banjo+ballkon shkalla e parë me orientim nga veri lindje.

Një apartament me sipërfaqe ndërtimi + banim 92 metra katror, nga e cila sipërfaqe shfrytëzimi 84 m2 dhe sipërfaqe e përbashkët 8 m2 në katin e katërt të banimit Nr.4 i përbërë 1+1+banjo+ballkon shkalla e parë me orientim nga veri lindje.

Një apartament me sipërfaqe ndërtimi + banim 92 metra katror, nga e cila sipërfaqe shfrytëzimi 84 m2 dhe sipërfaqe e përbashkët 8 m2 në katin e katërt të banimit Nr.4 i përbërë 1+1+banjo+ballkon shkalla e parë me orientim nga veri lindje.

Shkalla Nr.2, janë 8 apartamente:

Një apartament me sipërfaqe ndërtimi + banim 87 metra katrorë, nga e cila sipërfaqe shfrytëzimi 79 m2 dhe sipërfaqe e përbashkët 8 m2 në katin e parë të banimit Nr.3 i përbërë 1+1+banjo+ballkon shkalla e dytë, me orientim nga veri perëndimi.

Një apartament me sipërfaqe ndërtmi+banim 92 metra katror, nga e cila sipërfaqe shfrytëzimi 84 m2 dhe sipërfaqe e përbashkët 8 m2 në katin e parë 1+1+banjo+ballkon shkalla e dytë me orientim nga veriu i banimit Nr.4.

Apartament me sipërfaqe ndërtimi + banim 87 mera katror, nga e cila sipërfaqe shfrytëzimi i 79 m2 dhe sipërfaqe e përbashkët 8 m2 në katin e dytë të banimit Nr.3, përbërë nga  1+1+banjo+ballkon shkalla e dytë me orientim nga veriperëndim.

Apartament me sipërfaqe ndërtimi + banim 92 metra katrorë, nga kjo sipërfaqe shfrytëzimi 84 m2 dhe sipërfaqe e përbashkët 8 m2 në katin dytë të banimit Nr.4 i përbërë1+1+banjo+ballkon shkalla e dytë me orientim Veri Perëndim.

Një apartament me sipërfaqe ndërtimi + banim 87 metra katror, nga kjo sipërfaqe shfrytëzimi 79 m2 dhe sipërfaqe e përbashkët 8 m2 në katin e katërt të banimit Nr.3 i përbërë 1+1+banjo+ballkon shkalla e dytë me orietim nga veri perëndim.

Një apartament me sipërfaqe ndërtimi + banim 92 metra katrorë, nga e cila sipërfaqe shfrytëzimi 84 m2 dhe sipërfaqe e përbashkët 8 m2 në katin e katërt të banimit Nr.4 i përbërë perëndim, 1+1+banjo+ballko shkalla e dytë me orientim nga veri Perendimi.

Një apartament me sipërfaqe ndërtimi + banim 87 metra katror, nga kjo sipërfaqe shfrytëzimi 79 m2 dhe sipërfaqe e përbashkët 8 m2 në katin e pestë të banimit Nr.3 i përbërë 1+1+banjo+ballkon shkalla e dytë me orietim nga veri perendim.

Një apartament me sipërfaqe ndërtimi + banim 92 metra katror, nga e cila sipërfaqe shfrytëzimi 84 m2 dhe sipërfaqe e përbashkët 8 m2 në katin e pestë të banimit Nr.4 i përbërë 1+1+banjo+ballkon shkalla e dytë me orientim nga veri Perendimi.

Ndërtime pa leje

Ndërtim pa leje, i deklaruar në emër të shtetasit A B. Formular Vetëdeklarimi nr. 910/2 datë 21.11.2006. Objekti i deklaruar “Banesë, adresa e truallit të ndërtimit; Arapaj, Viti i ndërtimit 10.05.2001, Adresa Arapaj, Sipërfaqe e zënë 500 m2. Sipërfaqe ndërtimi 81 m2. Numri i kateve 1.

Ndërtim pa leje i deklaruar në emër të shtetasit F B. Formular Vetëdeklarimi nr.9907, datë 18.09.2006. Objekti i deklaruar shtëpi banimi. Funksioni i objektit; Banesë. Adresa e truallit të ndërtimit; Kënetë “tregu i makinave”, Viti i ndërtimit 25.02.2004. Sipërfaqe e zënë 500 m2. Sipërfaqe ndërtimi 75 m2. Numri i kateve 1.

Ndërtim pa leje i deklaruar në emër të shtetasit F B. Formular Vetëdeklarimi nr.9907, datë 18.09.2006. Në fund të deklarimit ka nënshkruar si deklarues M.B. Objekti i deklaruar. “Banesë” Funksioni i objektit; Shtëpi banimi. Adresa e truallit të ndërtimit; Kënetë “tregu i makinave”. Viti i ndërtimit 07.08.2004. Sipërfaqe e zënë 500 m2. Sipërfaqe ndërtimi 65 m2.

Ndërtim pa leje i deklaruar në emër të shtetasit S B. Formular Vetëdeklarimi 9906, datë 24.11.2006. Adresa e ndërtimit, “tregu i makiave”, lagja nr.14, banesë, me sipërfaqe ndërtimi 80 m2 dhe sipërfaqe të zënë 500 m2, viti i ndërtimit dt. 18.09.2002.

Ndërtim pa leje i deklaruar në emër të shtetasit S B. Formular Vetedeklarimi 9906, datë 24.11.2006. Adresa e ndërtimit, “tregu i makinave”, lagja nr.14, banesë, me sipërfaqe ndërtimi 64 m2 dhe sipërfaqe të zënë 500 m2, viti i ndërtimit. 10.06.2005.

Duke urdhëruar ASHK-në Durrës, Sektorin e Rregullimit të Profesioneve të Lira (Noteria), Ministri e Drejtësisë që të mos lejojnë kryerjen e veprime juridike për kryerjen e transaksioneve të mundshme në këto pasuri si dhe të mos lejojnë rregjistrimin e tyre në ASHK Durrës.

Me zbatimin e këtij urdhëri ngarkohet ASHK Durrës, Sektori i Rregullimit të Profesioneve të Lira (Noteria), Ministria e Drejtësisë, si dhe Agjensia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.  

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY